Pastrohen mbeturinat inerte dhe të vëllimshme në lagjen Kolonia të

0%

Komuna e Fushë Kosovës ka njoftuar se ka përfunduar aksioni për pastrimin dhe largimin e mbeturinave inerte dhe të vëllimshme në lagjen Kolonia. Sipas Komunës, ndërhyrja është realizuar me qëllim të përmirësimit të pastërtisë dhe kushteve mjedisore në këtë zonë.

“Pastrimi dhe largimi i mbeturinave inerte dhe të vëllimshme është realizuar në lagjen Kolonia, duke kontribuar në përmirësimin e pastërtisë dhe të mjedisit në këtë zonë”, thuhet në njoftimin e Komunës. Nga Komuna kanë deklaruar se angazhimi për mirëmbajtjen e hapësirave publike do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

“Komuna e Fushë Kosovës po punon vazhdimisht për mirëmbajtjen e hapësirave publike dhe krijimin e një ambienti më të pastër dhe më të mirë për të gjithë qytetarët”, thuhet në njoftim. Në fund, Komuna ka apeluar për bashkëpunim të qytetarëve në ruajtjen e pastërtisë. “Pastërtia është përgjegjësi e përbashkët”, thuhet në njoftim. / Telegrafi

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi