Nuk është rastësi që çdo ditë e më shumë po i shohim rrugëve tona: Vespa që kalojnë nëpër qytet, skuterë të parkuar para çdo dyqani, motorë që presin krah veturave në semafor.
Kjo pamje, e cila po bëhet gjithnjë e më e zakonshme, tregon një ndryshim real në mënyrën se si lëvizim: lëvizja me dy rrota nuk është më thjesht një alternativë, por zgjedhja e gjithnjë e më shumë njerëzve që kërkojnë shpejtësi, thjeshtësi dhe liri në çdo udhëtim. Pikërisht në këtë moment, mbush 1 vit dhe e feston si di ai më së miri: me zbritje deri në 49% në 9 modele të përzgjedhura.
Nga Vespa, marka që ka fituar zemrat e shumicës e mbetet ndër më të kërkuarat, e deri te modele të tjera nga Piaggio, Aprilia dhe Moto Guzzi – ky është shansi për ta bërë tuajin motorin që keni pasur në mendje, me çmim që s’vjen dy herë. Oferta përfshin disa nga modelet më të kërkuara të momentit.
Piaggio Beverly 300, i njohur si një nga skuterat më të përshtatshëm për lëvizje të përditshme dhe rrugë të gjata, tani vjen për 4,750€ nga çmimi origjinal 6,100€. Vëllai i tij më i fuqishëm, Beverly 400, ofrohet për 5,490€ nga 7,490€. Gama Vespa, gjithmonë e preferuara e atyre që duan stil dhe eleganca në lëvizjet urbane, është gjithashtu pjesë e ofertës.
Vespa Elettrica, versioni elektrik i markës kult italiane, mund të bëhet i juaji për 3,500€ nga 6,900€ – një nga zbritjet më të mëdha të gjithë kampanjës. Vespa GTS 125 ulet në 4,500€ nga 6,100€, ndërsa modeli më i fuqishëm, Vespa GTS 310, vjen për 5,890€ nga 7,990€. Për ata që kërkojnë diçka më sportive apo më prestigjioze, oferta shtrihet edhe te Moto Guzzi dhe Aprilia.
Moto Guzzi Mandello V100 zbret në 11,990€ nga 14,990€, ndërsa Moto Guzzi V85 ofrohet për 9,500€ nga 11,900€. Nga ana e Aprilia-s, SR GT 200 vjen për 3,990€ nga 5,390€, kurse modeli i fuqishëm Tuono V4 ulet në 12,990€ nga 15,990€. Përveç çmimeve të reduktuara, kampanja e vjetorit shoqërohet edhe me kushte shtesë që e bëjnë procesin e blerjes edhe më të lehtë.
Gjatë kësaj periudhe, klientët përfitojnë: Zbritje deri në 49% në motorë e skuterë të përzgjedhur Aprovim nga TEB Banka brenda minutave 4 vjet garancion Qoftë për lëvizje të përditshme në qytet apo për ata që motorin e shohin si shok udhëtimesh dhe aventurash, oferta e ditëlindjes së Ventoro-s krijon një mundësi që nuk shfaqet shpesh gjatë vitit.
Ka megjithatë një element që duhet mbajtur parasysh: oferta zgjat vetëm 11 ditë, nga 21 deri më 31 gusht. Nëse ndonjë nga këto modele ka qenë prej kohësh në listën tuaj të dëshirave, kjo është periudha e duhur për ta parë nga afër dhe për të përfituar nga çmimi që, siç thonë edhe vetë nga Ventoro, “s’vjen dy herë”.
Rrini gati për 21 gusht, ditën kur nis oferta më e madhe që ka sjellë ndonjëherë. Vizitoni sallonin dhe shfrytëzoni zbritjet deri në 49%, para se oferta të mbyllet më 31 gusht – modeli që keni pritur prej kohësh mund t’ju presë tashmë, me çmimin që s’vjen dy herë. Për më shumë informacion, kontaktoni në numrat e telefonit: 045 600 456 ose 0800 40 444.
