“Sa të padijshëm e sa të mbrapshtë”, Hoti kritikon qeverinë për

0%

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka kritikuar ashpër qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për politikat energjetike dhe mungesën e investimeve në kapacitete të reja prodhuese.

Hoti ka thënë se, pas anulimit të projekteve madhore energjetike, Kosova sot po krenohet me eksportin e thëngjillit, ndërsa në anën tjetër importon energjinë elektrike të prodhuar nga ky burim. Sipas tij, kjo situatë është rezultat i mungesës së investimeve në kapacitete të reja dhe të qëndrueshme energjetike gjatë viteve të qeverisjes së LVV-së.

“Pas anulimit të projekteve madhore energjetike, Kosova tash krenohet me eksportin e thëngjillit. E në anën tjetër, importon energjinë e prodhuar nga ai thëngjill”, ka deklaruar Hoti.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai ka theksuar se, sipas tij, për gjatë viteve të fundit nuk është ndërtuar asnjë kapacitet i ri energjetik stabil, qoftë me thëngjill apo me gaz, duke e vënë në pikëpyetje konceptin e tranzicionit energjetik të promovuar nga qeveria.

“Kjo ndodh pas 6 vitesh të LVV-së në krye të qeverisë, gjatë të cilave vite asnjë kapacitet i ri energjetik stabil nuk është ndërtuar, as me thëngjill e as me gaz. Ky na qenka ‘tranzicioni energjetik’ i Kosovës nën udhëheqjen e VV-së”, është shprehur ai.

Hoti ka argumentuar gjithashtu se eksportimi i lëndës së parë dhe importimi i produktit të gatshëm, sipas tij, dëshmon mungesën e një strategjie të qëndrueshme ekonomike dhe energjetike.

“Kushdo që merr vesh në ekonomi, e di se vendi që eksporton lëndë të parë dhe importon produktin e gatshëm të prodhuar plotësisht nga ajo lëndë e parë, siç është rasti konkret, tregon varfërinë e vet ekonomike dhe mungesën e vizionit për zhvillim. Sa të padijshëm e sa të mbrapshtë”, ka deklaruar Hoti.

Burimi: Telegrafi