“Venko Filipce ende nuk është kthyer nga pushimet dhe ende bën thirrje për histeri nga jahti i Zoran Zaevit, së pari për ujin në Gostivar, pastaj për ujin në Shkup dhe tani për ethet e Nilit”, thonë nga OBRM-PDUKM në një kumtesë për media. “A nuk është mjaft e çuditshme që këtë verë nuk ka zjarre si verën e kaluar në Vardarishte dhe Drisla?
I vetmi ndryshim i madh është se këtë vit nuk ka zgjedhje lokale, kështu që LSDM-ja piromane është shndërruar në LSDM-në histerike. Kështu, për dy ditët e fundit, LSDM-ja ka kërkuar një raport për ujin në Gostivar dhe ai raport është publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, por nuk ka pasur as fjalë dhe as thirrje për një raport nga Komuna e Gostivarit.
Nuk ka kritika për kryetarin e tyre të Gostivarit”, thonë nga OBRM-PDUKM. “LSDM po krijon një gjendje kaosi sepse nuk ka argumente dhe asnjë ofertë. Venko Filipce është anomalia e politikës në Maqedoni”, thonë nga OBRM-PDUKM.
