Gruaja shkroi 150 fjalë në një letër të vetme, hyri në Guinness

0%

Një grua nga Emiratet e Bashkuara Arabe ka hyrë në Guinness World Records pasi arriti të shkruajë me dorë 150 fjalë në një letër të vetme ngjitëse (sticky note). Pushpajothi Ravikumar, 29 vjeç, vendosi të testojë aftësinë e saj për të shkruar në përmasa jashtëzakonisht të vogla dhe realizoi rekordin në Dubai.

Ajo tregoi se që në fëmijëri ndiqte rekordet Guinness dhe ëndërronte një ditë të bëhej pjesë e tyre. Për të arritur rekordin, Ravikumar duhej të gjente mënyrën më efikase për të shfrytëzuar hapësirën e kufizuar, pa e bërë shkrimin të palexueshëm. Për këtë arsye, ajo zgjodhi kryesisht fjalë të shkurtra, shumica me vetëm tre shkronja.

Rezultati: 150 fjalë të shkruara me dorë në një fletë të vetme, duke i siguruar asaj një vend në librin e rekordeve Guinness.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi