Drita zhvillon betejën vendimtare për Ligën e Konferencës, do të

0%

Kampionia e Kosovës Drita do të zhvillojë sonte (e enjte) ndeshjen e parë të play-offit për Ligën e Konferencës. Skuadra nga Gjilani do të luajë përballë klubit nga Andorra, Inter Escaldes, sfidë ku vlerësohet si favorit i padiskutueshëm. Drita është shumë afër që ta sigurojë avancimin për në fazën e ligës, andaj me patjetër duhet të marrë avantazhin në “Fadil Vokrri”.

Si trajneri Ardian Nuhiu ashtu edhe sulmuesi Igball Jashari u shprehën optimist para sfidës gjatë konferencës për media. “Respekt maksimal për kundërshtarin, por objektivi dhe qëllimi i skuadrës sonë është kualifikimi në fazën e Konferencës”, deklaroi Nuhiu.

“Nesër na pret një ndeshje e vështirë, por besoj se do të arrijmë një rezultat pozitiv”, shtoi ish-ylli i Drenicës.Përballja do të nisë nga ora , kurse ndeshja kthyese një javë më vonë në Andorrë. Rikujtojmë, Drita në këtë rrugëtim drejt Ligës së Konferencës deri më tani e ka kaluar ekipin nga Malta, Floriana si dhe Tre Fiorin e San Marinos./ Telegrafi

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi