Dyshohet se mori djalin nga kopshti pa dijeninë e ish-bashkëshortes

0%

Policia ka nisur hetimet lidhur me një rast të raportuar në Gjakovë, ku një person dyshohet se ka marrë djalin e tij nga kopshti dhe më pas ka dalë jashtë territorit të Kosovës, pa dijeninë e ish-bashkëshortes së tij. Sipas raportimit policor, i dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se pas largimit jashtë vendit ka vazhduar ta shqetësojë ish-bashkëshorten përmes telefonit.

Rasti është raportuar në Polici dhe vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente.

Burimi: Telegrafi