Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, i është drejtuar Albin Kurtit përmes një videoje të publikuar nga aksioni i PDK-së para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. Deputetët e PDK-së kanë bllokuar dyert e ndërtesës së Qeverisë, duke kundërshtuar qëndrimin e Kurtit në zyrën e kryeministrit pas marrjes së mandatit të deputetit.
“Dil nga zyra, o deputet uzurpues!”, ka shkruar Hoxhaj krahas videos së publikuar nga vendi i ngjarjes. PDK sërish me aksion para Qeverisë, i bashkohet edhe Aleanca – kërkojnë konstituimin e Kuvendit PDK-ja po kërkon që Kurti ta lirojë menjëherë zyrën e kryeministrit, duke e cilësuar qëndrimin e tij në Qeveri si uzurpim të institucionit si dhe thirrjen e seancës konstituive të Kuvendjt nga deputeti më i vjetër, Avni Dehari..
