Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka njoftuar se të enjten, më , do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta që priten kryesisht rreth zonave malore. Temperatura minimale do të variojnë nga 9 deri në 13 gradë Celsius, kurse maksimale nga 27 deri në 33 gradë Celsius.
Era, sipas IHK-së, do të fryjë nga jugperëndimi dhe verilindja, me shpejtësi 1 deri në 6 metra në sekondë. IHK rekomandon shmangie nga qëndrimet e gjatë në diell gjatë orëve të mesditës, si dhe përdorim të mjeteve mbrojtëse nga rrezatimi i diellit.
