Një 55-vjeçar është arrestuar në Ferizaj, pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje familjare ka sulmuar bashkëshorten e tij, ndërsa gjatë ndërhyrjes është lënduar edhe vajza e tij. Rasti ka ndodhur më , rreth orës , në një fshat të Ferizajt. Pas marrjes së informatës, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë identifikuar personat e përfshirë.
Gjatë veprimeve policore, të dyshuarit i është sekuestruar një armë zjarri, pistoletë, së bashku me një karikator dhe tre fishekë. Të gjithë personat e përfshirë janë shoqëruar në Stacionin Policor në Ferizaj, ku janë intervistuar nga njësia e hetimeve.
Me konsultim të prokurorit të shtetit, rasti është iniciuar për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Me aktvendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë. Hetimet policore po vazhdojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e rastit.
