U kthye në Ukrainë sapo mbushi 18 vjeç, humbi këmbën në front dhe iu

0%

Ushtari ukrainas Yevhen Minzhener, 21 vjeç, është vrarë në luftime pranë Pavlohradit, në rajonin e Dnipropetrovskut. Ai ishte kthyer në Ukrainë sapo kishte mbushur 18 vjeç për t’iu bashkuar mbrojtjes së vendit, ndërsa më vonë humbi njërën këmbë në front, por pas rehabilitimit u rikthye sërish në shërbimin ushtarak, raporton Ukrainska Pravda, duke iu referuar qendrës së rehabilitimit Unbroken, raporton Telegrafi.

Minzhener kishte lindur në rajonin e Khersonit dhe gjatë shkollimit ishte zhvendosur në Turqi. Ai ishte vetëm 17 vjeç kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës. Sipas medias ukrainase, pasi pa fotografitë nga Bucha dhe lajmet për kapjen e mbrojtësve të Mariupolit, vendosi të kthehej në vendlindje dhe t’i bashkohej ushtrisë.

“Sapo mbusha 18 vjeç, mora fluturimin e parë dhe u ktheva në Ukrainë”, kishte kujtuar ai, transmeton Telegrafi. Dy muaj më vonë, në mars të vitit 2023, Minzhener iu bashkua Brigadës së 38-të të Veçantë të Këmbësorisë Detare dhe shërbeu si operator dronësh, me nofkën “Ondatra”. Më , ai u plagos rëndë pasi një dron rus goditi automjetin në të cilin ndodhej. Nga sulmi humbi njërën këmbë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pas trajtimit, ai iu nënshtrua rehabilitimit në qendrën Unbroken, por pas marrjes së protezës së parë iu desh t’i nënshtrohej edhe një amputimi korrigjues dhe ta niste procesin e rikuperimit nga fillimi. Gjatë rehabilitimit nisi të merrej edhe me ngjitje sportive, të cilën e shihte si mënyrë për t’u përshtatur me protezën.

Pas përfundimit të rehabilitimit, 21-vjeçari vendosi të rikthehej në ushtri, duke thënë se ndiente se aty ishte vendi të cilit i përkiste. Minzhener u vra pranë Pavlohradit, ndërsa vdekja e tij u konfirmua më 18 gusht. Miqtë dhe personat që e kishin njohur e përshkruan atë si një të ri plot energji, i cili, pavarësisht plagosjes së rëndë, nuk ishte tërhequr nga shërbimi ushtarak. .

Burimi: Telegrafi