Atletico Madridi e ka nisur sezonin e ri në La Liga me fitore. Madrilenët triumfuan pastër 2:0 në shtëpi ndaj ekipit të promovuar këtë edicion në elitë, Malagas. Pjesa e parë u mbyll pa gola të shënuar, por me tre kartonë të verdhë. E zëvendësimet në pjesën e dytë e shpaguan besimin e trajnerit Diego Simeone. Fillimisht, Lee Kang-In kaloi vendasit në epërsi në minutën e 70-të të ndeshjes.
Më pas, një tjetër zëvendësues, Baena realizoi për 2:0 dhe epilogun e këtij takimi në minutën e 85-të. Kësisoj, Atletico Madrid e nis me fitore sezonin e ri, ndërkohë Malaga mbetet t’i kërkojë pikët e para në xhirot e ardhshme.
