Manchester City po e sheh Manu Konén si një nga alternativat kryesore për të përforcuar mesfushën gjatë kësaj vere. Sipas raportimeve, kampionët e Anglisë kanë shfaqur interesim për mesfushorin francez të Romës, të cilin e shohin si një lojtar që mund të ndihmojë në mbulimin e hapësirave të krijuara në mesfushë pas largimit të Rodrit dhe Tijjani Reijnders.
Te City besojnë se 24-vjeçari i përshtatet profilit që kërkohet për repartin e mesfushës. Për transferimin e tij, Roma pritet të kërkojë një shumë rreth 60 milionë euro. Megjithatë, gara për Konén nuk është vetëm mes Cityt dhe Romës. Sipas raportimeve, edhe Chelsea dhe Manchester Unitedi po e përcjellin nga afër situatën dhe kanë shfaqur interesim për reprezentuesin francez.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
