“Ju erdhi fundi! Jep dorëheqjen” – Mbyllet protesta e 81-të kundër

0%

Qytetarët u mblodhën pasditen e sotme për të 81-tën ditë në bulevardin përpara kryeministrisë, duke treguar qëndrueshmëri për largimin e Edi Ramës. Në nisje të protestës, një prej protestuesve, në emër të grupit koordinues, bëri me dije se i janë drejtuar institucioneve ndërkombëtare, përfshirë Parlamentin Europian dhe organe të tjera, me kërkesën për monitorimin e protestave.

“Ia kemi dërguar disa institucioneve ndërkombëtare, PE dhe organeve të tjera. Këtë kërkesë e kemi dërguar dhe tani e gjithë protestë dhe njerëzit janë në vëzhgim nga organet ndërkombëtare që të mos kemi më dhunë policore, arrestime arbitrare dhe forma të tjera presioni”, tha ai.

Fjalimet iu dedikuan mjedisit, ku morën fjalën anëtarë të organizatave mjedisore dhe arkitektë, të cilët shprehën kundërshtinë e tyre për disa projekte që kanë prekur zonat e mbrojtura, si Zvërneci, apo edhe Aeroporti i Vlorës, që është ndërtuar po ashtu në zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë. Njëri prej tyre e cilësoi Aeroportin e Vlorës si një “aferë të tmerrshme”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Aleksandër Trajçe, pjesëtar i organizatës për mbrojtjen e natyrës PPNA, tha se se autoritetet e kishin përcaktuar vendndodhjen për ndërtimin e aeroportit pa kryer studimin, dhe se mes 4 alternativave, zgjodhën një zonë të mbrojtur. “U bë një studim vizibiliteti ku vendndodhja ishte përcaktuar që në fillim. Absurd.

Se si mund të përcaktohet vendndodhja e një aeroporti pa bërë një vlerësim të disa lokacioneve vetëm ata që e kanë bërë studimin mund ta dinë. Ishin 4 alternativa për lokacionin e aeroportit. Tre ishin jashtë zonës së mbrojtur dhe një brenda. U zgjodh alternativa për ndërtimin brenda zonës së mbrojtur. “, tha ai.

Në protestë foli edhe aktivisti Pano Soko, i cili u ndal te modeli i qeverisjes që ai e cilësoi si “Ramizmi”, duke iu referuar edhe PPP-ve afatgjata dhe problemeve me shëndetësinë. “Halli nuk është vetëm Rama, por Ramizmi.”, tha ai. Ndërkohë, aktivisti Arben Kola paralajmëroi se do të shkojnë drejt mosbindjes civile për shkak se qeveria nuk po jep dorëheqjen.

“Besoj se do të shkojmë drejt mosbindjes civile për arsye të mosreflektimit të qeverisë. Qeveria po provon me mosreflektimin.”, tha ai.

Burimi: Bota Sot