Fushë-Kosova vazhdon bashkëpunimin me CIMIC-un slloven

0%

Komuna e Fushë-Kosovës ka njoftuar se po vazhdon bashkëpunimin me CIMIC-un slloven, me fokus në mbështetjen dhe sigurinë e qytetarëve. Sipas njoftimit të komunës, sot është zhvilluar një takim me përfaqësues të CIMIC-ut slloven, ku është diskutuar për vazhdimin e bashkëpunimit dhe mbështetjes.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi, Komuna e Fushë-Kosovës ka pranuar një defibrilator, ndërsa së shpejti pritet të pranojë edhe një pajisje tjetër. Defibrilatorët do të vendosen në hapësira publike, në mënyrë që të jenë të qasshëm për përdorim në raste emergjente.

Po ashtu, do të organizohen trajnime për përdorimin e këtyre pajisjeve, me synim rritjen e gatishmërisë dhe sigurisë së qytetarëve në situata emergjente. Komuna e Fushë-Kosovës ka falënderuar CIMIC-un slloven për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot