Hetimi për rastin në Zubin Potok, njohësit: Dëshmon funksionimin e

0%

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve policorë të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicën e Veriut, nën dyshimin se kanë tejkaluar autorizimet gjatë një operacioni policor në Dren të Zubin Potokut.

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve policorë të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicën e Veriut, nën dyshimin se të njëjtit kanë tejkaluar autorizimet e tyre gjatë një operacioni të zhvilluar në Dren të Zubin Potokut.

Hetimi paraprak, thotë IPK-ja, ka nisur disa ditë më parë, sipas detyrës zyrtare, pas raportimeve mediale dhe deklaratave publike të 11 gushtit lidhur me pretendimet e qytetarit N. R. për tejkalim të autorizimeve nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës gjatë këtij operacioni policor.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ky institucion ka bërë të ditur se Departamenti i Hetimeve do të vazhdojë të ndërmarrë edhe veprime tjera hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, me qëllim të sqarimit të plotë të të gjitha rrethanave dhe veprimeve të zyrtarëve policorë të përfshirë.

Profesorë dhe njohës të sigurisë thonë se ky rast, por edhe rastet tjera, tregojnë se mekanizmat mbikëqyrës veprojnë ndaj çdo pretendimi për shkelje, pavarësisht përkatësisë etnike të qytetarit. Por, sipas tyre, Serbia e shfrytëzon për të bërë propagandë secilin rast kur ka të bëjë me Policinë e Kosovës e institucionet e tjera të vendit.

“Por rasti është në hetim dhe nuk ka marrë ende epilog. Kjo nuk ka të bëjë me përkatësinë etnike, sepse institucionet e Republikës veprojnë konform përgjegjësive dhe kompetencave të tyre, pa e gjykuar nga perspektiva etnike rasti n”, ka thënë Dorajet Imeri, profesor dhe njohës i çështjeve politike dhe sigurisë.

Ky rast, sipas njohësve të sigurisë, dëshmon se Policia e Kosovës ka mekanizma të brendshëm të mbikëqyrjes dhe se përgjegjësia është individuale, pavarësisht përkatësisë së zyrtarëve apo qytetarëve. ” Merret IPK që punon për të gjithë qytetarët e RKS, por e monitoron dhe e mbikëqyr punën policore.

Që nga viti 2006 e deri në ditën e sotme ka kryer dhjetëra mijëra raste dhe është vlerësuar nga qytetari, por edhe nga bashkësia ndërkombëtare “, tha Arben Dashevci, njohës i sigurisë.

Ndërkohë, ditë më parë, një armë e tipit AK-47 është gjetur pikërisht në pronën e serbit Nenad Rashkoviq në Zubin Potok, që dyshohet se mund të jetë përdorur në vrasjen e shqiptarëve gjatë luftës së vitit 1999. Ajo është bërë pjesë e hetimeve për zbardhjen e krimeve në Kalludër dhe Jabukë.

Arma e gjetur aty po i nënshtrohet ekzaminimit forenzik për të përcaktuar nëse ka përputhje me gëzhojat e gjetura në lokacionet ku dyshohet për varreza masive. Në pamjet e siguruara nga RTK-ja shihet se arma është fshehur brenda një peme, në afërsi të shtëpisë së Rashkoviqit dhe tre lokacioneve të varrezave masive në Zubin Potok.

Megjithatë, rasti i Nenad Rashkoviqit është shfrytëzuar nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, për të sulmuar Policinë e Kosovës dhe institucionet e vendit. Më 12 gusht, Vuçiq e vizitoi Rashkoviqin në spital në Beograd, duke pretenduar se ai ishte ‘rrahur pothuajse për vdekje’ nga Policia e Kosovës dhe se kjo kishte ndodhur ‘pa asnjë arsye’.

Por, sipas burimeve të RTK-së, Rashkoviqi dyshohet se është larguar drejt Serbisë për t’iu shmangur arrestimit nga autoritetet e Kosovës, në kuadër të hetimeve për krime të dyshuara të luftës.

Burimi: Bota Sot