Për pesë në rastin e rrënimit të objekteve të ndërtuara pa leje në Liqenin e Radoniqit pretendojnë se ka “trajtim të ndryshëm” nga institucionet krahasuar me objektet në Liqenin e Ujmanit, ku pronarët janë serbë.
Këto organizata kanë reaguar pas deklaratës së Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova” që thonë se paraqet në mënyrë të detajuar procedurën gjyqësore për përcaktimin e të drejtave pronësore në Liqenin e Radoniqit. Ky reagim vjen disa orë pasi Inspektorati Mjedisor i rrënoi pesë objekte të ndërtuara pa leje në pronë publike te Liqeni i Radoniqit, më .
Sipas organizatave, deklarata e KRU “Gjakova” përbën një tregues tjetër të zbatimit selektiv të ligjit dhe të standardeve të ndryshme ligjore që institucionet zbatojnë në rastin e pronarëve serbë të objekteve në Liqenin e Ujmanit.
“Veçanërisht shqetësues është fakti se, në rastin e Liqenit të Radoniqit, institucionet kompetente respektuan procedurat gjyqësore dhe u mundësuan pronarëve të objekteve të shfrytëzonin mjetet juridike në dispozicion, ndërsa në rastin e Liqenit të Ujmanit, ndërmarrja “Ibër-Lepenc” dhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës u dhanë pronarëve vetëm një afat prej 15 ditësh për t’i liruar pronat, pa një vendim paraprak gjyqësor që do të përcaktonte detyrimin e tyre për t’i liruar objektet.” – thuhet në reagim.
Në reagimin e tyre, ato kanë përmendur se KRU “Gjakova” kishte iniciuar procedurën lidhur me pretendimet e saj pronësore që në vitin 2019, e cila ka zgjatur pothuajse një vit, pas së cilës pronarët e objekteve patën mundësinë të shfrytëzonin mjetet juridike përmes procedurës së ankesës, si dhe të kërkonin mbrojtje gjyqësore para Gjykatës Supreme.
“Në të kundërt, në rastin e Liqenit të Ujmanit, pronarëve të objekteve, të cilët janë serbë, në vitin 2026 iu dha një afat prej 15 ditësh për t’i liruar pronat, pa u përcaktuar më parë të drejtat dhe detyrimet e tyre përmes një procedure gjyqësore dhe pa iu siguruar qasje e barabartë në mbrojtje gjyqësore dhe në mjetet juridike.” – kanë shtuar organizatat në reagim.
Duke u bazuar në deklaratën e KRU “Gjakova”, organizatat kanë thënë se Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës kishte pranuar në nëntor të vitit 2021 një kërkesë për largimin e objekteve për të cilat më parë, përmes procedurave gjyqësore, ishte konstatuar se ishin ndërtuar në mënyrë të paligjshme.
“Megjithatë, sipas deklaratës, Ministria e shqyrtoi këtë kërkesë vetëm dje, më . Një neglizhencë e tillë institucionale në rastin e Liqenit të Radoniqit është në kontrast të theksuar me urgjencën dhe mënyrën e paligjshme në të cilën u krye largimi i objekteve në Liqenin e Ujmanit.” – theksojnë organizatat.
Pesë organizatat: New Social Initiative (NSI), Center for Affirmative Social Actions (CASA), Center for Advocacy of Democratic Culture (ACDC), Aktiv dhe Institute for Territorial Economic Development (InTER), ngren shqetësimin, siç shprehen, se “arsyeja e vetme pse Ministri i Mjedisit urdhëroi sot largimin e objekteve në Liqenin e Radoniqit mund të ketë qenë përpjekja për të krijuar përshtypjen e një procesi në përputhje me ligjin dhe të trajtimit të barabartë para ligjit.” “Në Liqenin e Ujmanit, veprimet e ndërmarrjes “Ibër-Lepenc” dhe të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës përbënin keqpërdorim të ligjit, të kryer me asistencën e Policisë së Kosovës, ndërsa, ndryshe nga pronarët e objekteve të paligjshme në Liqenin e Radoniqit, pronarëve të objekteve në Liqenin e Ujmanit, të cilët janë serbë, iu mohua mbrojtja gjyqësore dhe e drejta për një mjet juridik efektiv.” – kanë shtuar ato.
Ministrja në detyrë e Mjedisit, Fitore Pacolli, doli sot, më , në vendngjarje kur u rrënuan objektet te Liqeni i Radoniqit. Ajo deklaroi se aksioni është ndërmarrë për mbrojtjen e pronave publike dhe hapësirave natyrore. “5 objekte të ndërtuara pa leje në pronë publike te Liqeni i Radoniqit janë rrënuar sot nga Inspektorati Mjedisor.
Pronat publike dhe hapësirat tona natyrore do të mbrohen me vendosmëri” – ka thënë Pacolli. Pacolli ka njoftuar po ashtu se aksione të tilla do të vazhdojnë me qëllim të, siç u shpreh ajo, vendosjes së ligjshmërisë në të gjithë territorin e Kosovës. Në muajin qershor dhe korrik rrënime janë bërë edhe buzë Liqenit të Ujmanit.
Sipas ministres Pacolli, aksioni në Ujman u zhvillua për të rikthyer në administrim të Ibër- Lepencit, prona të uzurpuara në pjesën e veriut të Kosovës. “Mbrojtja e ujërave mbetet prioriteti ynë kryesor. Për këtë arsye, do të vazhdojmë t’i mbrojmë, t’i menaxhojmë me përgjegjësi dhe t’i zhvillojmë si një pasuri jetike për Kosovën”- ka shkruar Ministrja Pacolli.
Pacolli kishte njoftuar se edhe më , ka vazhduar aksioni për rrënimin e objekteve të ndërtuara pa leje në pronat publike përreth Liqenit të Ujmanit, duke theksuar se deri atë ditë janë shembur 17 objekte.
