“Arroganca ka mbarim, korrupsioni kërkon ndëshkim” – Dita e 81-të,

0%

– “Poshtë narkoshteti!” – Protestuesit marshojnë drejt kryeministrisë: Edi Rama o tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë Qytetarë të shumtë janë mbledhur këtë të martë në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, prej nga kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë për të zhvilluar protestën e 81-të kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Pas grumbullimit në qendër të kryeqytetit, protestuesit janë nisur drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku po zhvillohet protesta para godinës së Kryeministrisë. Gjatë marshimit, qytetarët kanë brohoritur në kor thirrje kundër qeverisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama.

“Poshtë narkoshteti”, “Rama o tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë”, “Arrestoni Ramën, arrestoni Belindën”, si dhe “Rama në burg, Berisha në burg”, ishin disa nga thirrjet që dëgjoheshin gjatë protestës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Protesta vjen në kuadër të mobilizimeve të vazhdueshme të qytetarëve dhe grupeve opozitare, të cilat prej muajsh po organizojnë tubime kundër qeverisë, duke kërkuar ndryshime politike dhe përgjegjësi institucionale. – “Arroganca ka mbarim, korrupsioni kërkon ndëshkim” – Qytetarët mesazhe të forta: Ju me tendera e miliona, ne në rrugë me pankartat tona Edhe sot, në këtë ditë të 81-të të protestës kundër qeverisë së Edi Ramës, qytetarët kanë përcjellë mesazhe të forta kundër pushtetit.

Në një pankartë, protestuesit shprehen se arroganca e kryeministrit Edi Rama duhet të mbarojë dhe se korrupsioni duhet që të ndëshkohet. “Arroganca ka mbarim, korrupsioni kërkon ndëshkim”, thuhet në një pankartë me imazhin e kryeministrit Rama. Pankarta nga protesta Ndërsa në një pankartë tjetër shkruhet: “Ju me tendera e miliona, ne në rrugë me pankartat tona”.

Burimi: Bota Sot