Ekskluzive | Mercedesi me targa gjermane ndalohet pas mesnate në

0%

Një kontroll rutinor në kuadër të planit operativ “Vera 2026” ka çuar në zbulimin e një sasie të dyshuar narkotike në një veturë luksoze në Prizren, mëson Sinjali. Rasti ka ndodhur në minutat e para të së mërkurës, më 19 gusht, rreth orës , në rrugën “Ismail Kryeziu”.

Sipas informacioneve që ka mësuar Sinjali, zyrtarët policorë të Njësisë së Trafikut Rajonal kanë ndaluar për kontroll një Mercedes-Benz C43 me targa gjermane. Gjatë kontrollit të automjetit, policët kanë hasur në një kuti plastike me mbishkrimin “Orbit”, brenda së cilës është gjetur substancë që dyshohet të jetë marihuanë.

Substanca e sekuestruar ka rezultuar me peshë 4.66 gramë , ndërsa Policia ka sekuestruar edhe një pako me letra për mbështjellje “GIZEH”. Personat që ndodheshin në veturë janë shoqëruar në Stacionin Policor Prizren, ndërsa për rastin është angazhuar edhe DHTN – Njësia në Prizren. Sinjali mëson se personi që po trajtohet si i dyshuar në këtë rast është Bleron Bajraktari .

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pas intervistimit është njoftuar Prokurori kujdestar për Krime të Përgjithshme, i cili ka udhëzuar që 20-vjeçari të lirohet në procedurë të rregullt. Rasti është iniciuar për “Posedim të paautorizuar të substancave narkotike, psikotrope apo analoge”, ndërsa hetimet po vazhdojnë nga DHTN-ja në Prizren.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com