Zyrtari policor në Gjilan, Jeton Daku, është arrestuar nga hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) pasi dyshohet se ka kryer veprat penale – sulm, lëndim i lehtë trupor dhe kanosje.
Sipas njoftimit, hetuesit e IPK-së disa ditë më herët janë njoftuar përmes një ankese në zyrën rajonale të Inspektoratit në Gjilan lidhur me dyshimet se Daku sa ishte jashtë detyrës zyrtare kishte kryer veprime të kundërligjshme.
“Hetuesit në koordinim me Prokurorin e Shtetit kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore ku pas këtyre veprimeve fillestare hetimore zyrtari policor është arrestuar sot kurse me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë kurse ndaj të njëjtit IPK ka rekomanduar edhe suspendimin.” – njofton IPK, më .
Inspektorati ka shpjeguar se fillimisht incidenti, në të cilin u raportua zyrtari policor, dyshohet të ketë ndodhur më në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Gjilan, ku ai jashtë detyrës zyrtare ka qenë i përfshirë në një mosmarrëveshje më disa të rinj. Kështu, IPK në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan ka filluar një hetim ndaj zyrtarit të dyshuar.
