Ekskluzive | Mosmarrëveshja mes vëllezërve për pronën çon Policinë në

0%

Një mosmarrëveshje pronësore mes dy vëllezërve në Mitrovicë ka marrë një tjetër drejtim, pasi njëri prej tyre ka deklaruar në Polici se vëllai i tij posedon armë, përfshirë edhe një AK-47, mëson Sinjali. Rasti është raportuar më 18 gusht, rreth orës , në rrugën “Dora Vegman”, në Mitrovicën e Jugut.

Sipas informacioneve që ka mësuar Sinjali, gjithçka ka nisur pasi Sh.S. rreth 48-vjeçar ka raportuar se kishte mosmarrëveshje rreth pronës me vëllain e tij, Sh.Sh. 55-vjeçar. Gjatë intervistimit në Polici, dëshmitari ka deklaruar se vëllai i tij dyshohet se posedon një pistoletë dhe një armë të gjatë AK-47. Pretendimet nuk kanë mbetur vetëm në deklarim.

Dëshmitari u ka prezantuar hetuesve edhe një video-incizim të vjetër, në të cilin, sipas të dhënave policore, i dyshuari shihet duke shtënë me një armë të gjatë. Pas këtyre informacioneve, me rekomandimin e Prokurorit kujdestar dhe urdhër verbal të gjyqtarit të procedurës paraprake, është autorizuar bastisja e shtëpisë së 55-vjeçarit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Megjithatë, gjatë kontrollit Policia nuk ka gjetur asnjë armë. Pas konsultimit me Prokurorin kujdestar, rasti është iniciuar si “Mbajtja në pronësi, posedim i paautorizuar i armës”, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Hetimet po vazhdojnë për të verifikuar pretendimet dhe rrethanat e paraqitura në raportim. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com