Pas deklaratës së deputetes së LDK-së, Hykmete Bajrami, e cila ngriti pikëpyetje se pse Albin Kurti po e çon vendin vazhdimisht drejt zgjedhjeve dhe kujt i shërben një Kosovë pa Kuvend funksional e pa institucione legjitime, ka ardhur reagimi i ashpër i Agim Aliçkajt.
Ai ka kundërshtuar pretendimet e Bajramit, duke thënë se Kurti nuk ka nevojë për zgjedhje, pasi, sipas tij, i ka fituar tri palë zgjedhjet e shkaktuara nga opozita, ndërsa akuzoi këtë të fundit për bllokim të institucioneve dhe të vullnetit të qytetarëve, përcjell “Bota sot”. Reagimi i plotë Kë mendon për ta mashtruar, znj. Hykmete Bajrami? Veç veten.
KM Albin Kurti nuk ka nevojë për zgjedhje. Ai i ka fituar tri palë zgjedhjet e shkaktuara nga opozita- humbësit e zgjedhjeve. Ajo personalisht me hordhitë anti-demokratike po e bllokojnë vullnetin e popullit dhe shtetin. E knaqën Lista srpsken me të cilën “nuk ka problem”, znj. Bajrami. Pse nuk e pranojnë ofertën për kompromis të KM Albin Kurti për president konsensual e jopartiak?!
Pse nuk e propozojnë kandidatin e tillë dhe pse nuk deklarohen se do të qëndrojnë në sallë për të votuar, detyrë me të cilën i ka ngarkuar populli? Pse? Sepse shohin ëndërra se duke e bërë shtetin lëmësh e “rrëzojnë” Kurtin. Çfarë mjerana e dështaka! Populli nuk mashtrohet me manovrime cirkusi, shpifje dhe pallavra hava!
