Dyshimi për spiunazh tronditi Kosovën, a veproi Fehim Sali i vetëm?

0%

Fehim Sali, i arrestuar javën e kaluar në pikën kufitare në Merdare nën dyshimin për veprën penale “Spiunazh”, do të qëndrojë në paraburgim për një muaj. Sali dyshohet se në vazhdimësi i ka ofruar informacione dhe ndihmë Shërbimit Inteligjent të Serbisë (BIA), kundrejt përfitimit material.

Të premten, Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur që masa e paraburgimit ndaj Salit të zgjasë deri më . Sipas Gjykatës, vendimi është marrë për shkak të rrezikut se i dyshuari mund të arratiset, të ndikojë te dëshmitarët apo provat, si dhe të përsërisë ose vazhdojë veprën penale për të cilën dyshohet.

“Gjyqtari i procedurës paraprake ndaj të pandehurit F.S. ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, e cila llogaritet nga data e arrestimit të tij, dhe zgjat deri më ”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Gjykata ka vlerësuar se në këtë fazë të procedurës ekziston dyshimi i bazuar për kryerjen e veprës penale për të cilën po zhvillohen hetimet dhe se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit.

Ndërsa, ekspertët vlerësojnë se rasti i Salit duhet të trajtohet me seriozitet të veçantë, hetimi duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe të mos kufizohet vetëm te personi i dyshuar, por të përfshijë edhe kontaktet, komunikimet dhe lidhjet e mundshme të tij.

Po ashtu, theksojnë se institucionet e sigurisë duhet të analizojnë çdo indikacion për struktura apo bashkëpunëtorë të mundshëm, ndërsa hetimi duhet të zhvillohet në mënyrë profesionale, ligjore dhe të bazuar në prova. Eksperti Racaj: Rasti i Fehim Salit duhet të trajtohet si çështje e sigurisë kombëtare Lidhur me këtë rast, Prof. Dr.

Muhamet Racaj, Gjeneral Major në pension, në një prononcim për “Bota sot”, ka theksuar se rasti i Salit duhet të trajtohet me seriozitet, duke respektuar prezumimin e pafajësisë. Prof. Dr.

Muhamet Racaj “Rasti i Fehim Salit, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një muaj paraburgim nën dyshimin për spiunazh, duhet të trajtohet me seriozitet të veçantë nga institucionet e sigurisë dhe drejtësisë.

Në këtë fazë duhet respektuar plotësisht parimi i prezumimit të pafajësisë, pasi bëhet fjalë për dyshime që ende duhet të provohen përmes hetimeve dhe procedurave gjyqësore a ka vepruar si individ ose ne kuader te ndonjë celule. Megjithatë, vetë natyra e dyshimit për spiunazh e bën rastin të ndjeshëm për sigurinë kombëtare.

Spiunazhi nuk nënkupton vetëm mbledhjen e informacionit, por mund të përfshijë përpjekje për depërtim në institucione, sigurimin e të dhënave të klasifikuara, identifikimin e dobësive institucionale dhe krijimin e kanaleve të ndikimit në funksion të një shteti apo strukture të huaj” , ka thënë Racaj.

Sipas tij, hetimi duhet të jetë gjithëpërfshirës, duke përfshirë kontaktet, komunikimet dhe lidhjet e mundshme të të dyshuarit. “Arsyetimi i gjykatës për rrezikun e ndikimit në dëshmitarë e prova, si dhe mundësinë e përsëritjes apo vazhdimit të veprës penale, nga këndvështrimi i kundërzbulimit është veçanërisht domethënës.

Këto elemente tregojnë se hetimi duhet të jetë i kujdesshëm, gjithëpërfshirës dhe i orientuar jo vetëm te veprimet individuale, por edhe te kontaktet, komunikimet, burimet e informacionit dhe çdo lidhje të mundshme organizative.

Nëse dyshimet për spiunazh konfirmohen, rreziku për Kosovën mund të jetë serioz, sepse një aktivitet i tillë mund të cenojë jo vetëm informacionin e klasifikuar, por edhe kapacitetet mbrojtëse, institucionet shtetërore dhe proceset strategjike të vendimmarrjes.

Në kushtet e luftës hibride, spiunazhi mund të kombinohet me dezinformimin, ndikimin politik, presionin ekonomik dhe operacionet kibernetike”, ka shtuar ai. Gjithashtu, Racaj ka shtuar se hetimi nuk duhet të kufizohet vetëm te personi i dyshuar, por duhet të shtrihet edhe te kontaktet dhe lidhjet e mundshme të tij, nëse gjatë hetimeve shfaqen indicie të tilla.

“Për këtë arsye, nuk do të ishte e mjaftueshme që hetimi të kufizohej vetëm te individi i dyshuar. Nëse gjatë hetimeve dalin indicie për kontakte apo bashkëpunëtorë të tjerë, institucionet kompetente duhet të hetojnë nëse kemi të bëjmë me një veprimtari të izoluar apo me një rrjet më të gjerë.

Kundërzbulimi modern pikërisht këtë synon: të zbulojë jo vetëm “personin”, por edhe strukturën, qëllimin, kanalet e komunikimit dhe përfituesin e mundshëm të informacionit. Kosova duhet të ketë zero tolerancë ndaj çdo forme të spiunazhit, por njëkohësisht edhe një qasje profesionale, ligjore dhe të bazuar në prova.

Nëse këto dyshime konfirmohen, rasti duhet të shihet si çështje e sigurisë kombëtare dhe jo vetëm si një rast individual kriminal. Institucionet e sigurisë duhet të analizojnë nëse pas tij ekzistojnë hallka të tjera dhe nëse aktiviteti i dyshuar është pjesë e ndonjë operacioni më të gjerë kundër interesave të Republikës së Kosovës”, ka përfunduar Racaj për “Bota sot”.

Burjani ngre alarmin: Kosova mund të ketë rrjete që veprojnë kundër saj Ndërkaq, juristi Blerim Burjani, për “Bota sot” ka thënë se Kosova, 26 vjet pas përfundimit të luftës, ende nuk ka një Ligj për Lustracionin, ndërsa, institucionet vazhdojnë të përballen me persona që dyshohet se kanë vepruar në mënyrë armiqësore ndaj shtetit.

Blerim Burjani “Rrjet mund të ketë, sepse Kosova po ka probleme dhe kërcënime të sigurisë në shumë situata. Kosova ende nuk ka as Ligj për Lustracionin” , ka deklaruar Burjani. Ai ka ngritur pikëpyetje edhe për faktin se gjatë këtyre viteve nuk ka pasur masa të mjaftueshme ndaj personave të dyshuar për veprimtari të tilla.

“26 vjet pas luftës, Kosova vazhdon të ketë përballje me shumë njerëz, të cilët dyshohen për veprimtari armiqësore ndaj saj, por deri tash nuk ka pasur ndonjë akt ndalese për shumë fytyra që kanë arritur të operojnë në institucionet e saj” , është shprehur ai.

Sipas Burjanit, sfida nuk qëndron vetëm te individët, por edhe te mundësia e ekzistimit të strukturave dhe rrjeteve që mund të ndërmarrin veprime kundër Kosovës. “Andaj, Kosova po ballafaqohet vetëm me individë, por jo edhe me struktura dhe rrjete që mund të ketë dhe që ndërmarrin veprime kundër Kosovës” , ka përfunduar Burjani për “Bota sot”.

Burimi: Bota Sot