Ish oficeri i policisë, Krenar Ahmeti komentoi protestat e përditshme që po zhvillohen kundër kryeministrit Edi Rama. Në një intervistë për News24, ai theksoi se protesta ka kaluar në një moment historik për kombin, dhe se ajo ka zgjuar ndërgjegjen evropiane. “ Kjo masë njerëzish ka zgjuar ndërgjegje n europiane. A janë koshient që krejt mediat botërore janë këtu.
Kam parë shumë media që me nuhatjen time janë shërbimet të mediave partnere”, tha ai. Ai kritikoi edhe Taulant Ballën pasi i etiketoi protestuesit si “terroristë”, duke thënë se fjala ishte shumë e rëndë. Sipas tij, qytetarët nuk kërkojnë rrëzimin e rendit kushtetues, por rregulla loje të barabarta. “ Jam i indinjuar se zoti Balla na quajti terroristë.
Është fjalë e rëndë, nuk e dimë se çfarë rrethanash dhe gjendjesh psiqike e ka thënë. Ndoshta është nën presion se është tërmet kjo punë. E papranueshme, çdo politikan që fyen protestuesit dhe qytetarët me terma të tillë. Ne nuk jemi për rrëzimin e rendit kushtetues. Ne jemi për një gjë, që rregullat e lojës të jenë të barabarta .”, tha ai.
