Vizita e diplomates amerikane në Strugë, kryetari Mendi Qyra: Një

0%

Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, ka theksuar rëndësinë e vizitës së Ushtrueses së Detyrës së Ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nicole Varnes, në Komunën e Strugës, duke e cilësuar atë si një mesazh të fortë politik dhe institucional për ndryshimin e kursit të qytetit.

Në një deklaratë publike, kryetari Mendi Qyra vuri në dukje se për vite me rëndë imazhi i Strugës u dëmtua rëndë nga praktikat e kaluara dhe akuzat për korrupsion, duke përmendur edhe vendimet e mëparshme të Departamentit Amerikan të Shtetit. Megjithatë, sipas tij, qyteti tashmë po flet një gjuhë tjetër — atë të transparencës, përgjegjësisë dhe partneritetit strategjik.

Ja postimi i plotë: “Një Strugë që rikthen besimin Mirënjohje për vizitën e Ushtrueses së Detyrës së Ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nicole Varnes, në Komunën e Strugës. Kjo nuk ishte thjesht një vizitë diplomatike. #PërStrugën, ajo është një mesazh politik dhe institucional: qyteti ynë po ndryshon kahje, po rikthen besimin dhe po e forcon orientimin e tij euroatlantik.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Për shumë vite, Struga u përball me një realitet që e dëmtoi rëndë imazhin e saj ku institucionet lokale u shoqëruan me akuza dhe raste të shumta korrupsioni, ndërsa në vitin 2023 Departamenti Amerikan i Shtetit e shpalli Merkon person non grata për shkak të përfshirjes në korrupsion të konsiderueshëm.

Sot, Struga flet me tjetër gjuhë.Flet për integritet, transparencë, përgjegjësi dhe partneritet me miqtë dhe aleatët strategjikë. Struganët kanë pasur gjithmonë një orientim të fortë pro-amerikan. Kjo frymë nuk ka ndryshuar. Ajo që po ndryshon është mënyra se si institucionet e qytetit e përfaqësojnë këtë frymë.

Prandaj, mirëpritja e një përfaqësueseje të Shteteve të Bashkuara në Komunën e Strugës, pas një periudhe të gjatë të dëmtimit të reputacionit institucional të qytetit, është një sinjal i qartë se Struga po hap një kapitull të ri. Struga nuk duhet të jetë më sinonim i aferave dhe korrupsionit. Struga duhet të jetë sinonim i mundësive, bashkëpunimit dhe orientimit euroatlantik.

Ky është drejtimi ynë. Dhe ky është ndryshimi që qytetarët e Strugës meritojnë” , shkroi Mendi Qyra.

Burimi: Bota Sot