Maqedonia U-20 do të jetë pjesë e Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”, ku në fazën e grupeve do të përballet me Marokun, Tunizinë dhe Turqinë. Të përzgjedhurit e trajnerit Aleksandar Tanevski i presin tri ndeshje në grup, ndërsa pjesëmarrja në Taranto do të jetë një përvojë e rëndësishme ndërkombëtare për futbollistët. Maqedonia është në Grupin A, së bashku me Tunizinë, Turqinë dhe Marokun.
Dy shqiptarë janë ftuar të Maqedonia, Adis Murati dhe Salim Arifi. Lista – portierë: Stefan Jovanovski (Mllada Bolesllav, Çeki) David Iloski (Pelister) Mbrojtës: Zlatko Radeski (Teteks) Adis Murati (Bashkimi) David Golubov (Detonit) Luka Atanasovski (Teteks) Andrej Velkov (Tikvesh) Andrej Murdzheski (Skopje) Mesfushorë: Omar Beroviq (Skopje) Nikola Manollojov (Sileksi) Viktor Delov (Bellasica) Emir Shabotiq (Detonit) Harun Nezirovski (Helsinborg) Sulmues: Dimitar Danev (Vardari) Salim Arifi (Mitrovica) Marko Nikollovski (Ohër Lihnidos) David Mateski (Ohër Lihnidos) Andrej Stojanovski (Skopje)
