Vrasja e trefishtë në Gllogjan, babai i njërit nga fëmijët e vrarë

0%

Në Gjykatën Themelore në Pejë, sot më është mbajtur seanca ndaj babait dhe dy djemve të akuzuar, për vrasjen e trefishtë në Gllogjan. Të akuzuar në këtë rast janë: Halil, Kreshnik e Kastriot Mehmetaj, të cilën dyshohet se nën motivin e hakmarrjes, në mbrëmjen e , kishin gjuajtur me kallashnikov në drejtim të autobusit, ku kishin mbetur të vdekur dy nxënës të moshës 17-vjeçare, L.

H. dhe G.M. dhe shoferi i autobusit G. Gj. Sipas Prokurorisë, vrasja është bërë për qëllime hakmarrëse ndaj shoferit të autobusit, duke e lidhur vrasjen me “vetëvrasjen e H.M në vitin 2020 – bija e të akuzuarit, Halil Mehmetaj”. Seanca e sotme është mbajtur për arsye të sqarimit të provave për të cilën Gjykata më kishte marrë vendim për rihapje të shqyrtimit gjyqësor .

Prokurorja Sahide Gashi, tha se mirëpret dhe respekton vendimin Gjykatës për rihapjen e shqyrtimit gjyqesor dhe adiministrimin e çdo prove që Gjykata vlerson se i shërben zbardhjes së vërtetës materiale. Gashi tha, se e ndjen obligim ligjor dhe profesional që të sqarohet përballë pretendimeve të ngritura se organi i Prokurorisë ka heshtur apo ka fshehur prova.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Prokuroria nuk fsheh prova dhe aq më pak provat që i ka siguruar vet.”- tha prokurorja Gashi. Lidhur më këtë, gjyqtari Leon Përlaska i tha prokurores se asnjëherë nuk është ngritur pretendim nga Gjykata apo zyrtarisht se Prokuroria i ka fshehur provat. Tutje, Gashi tha Prokuroria e ka përmbushur me përpikëri obligimin që të mbledhë fakte që ngarkojnë të pandehurit.

Gashi tha se raporti balistik i gjetur me gëzhojat ka qenë pjesë e shkresave të lëndës që nga dita e parë dhe ju është në dispozicion si Gjykatës po ashtu edhe mbrojtjes. Sipas Gashit, Prokuroria përzgjedh ato prova në aktakuzë që sipas Prokurorisë vërtetojnë përtej çdo dyshimi të bazuar mirë fajësinë e të pandehurve. Më tej prokurorja dha arsyet për mos adminsitrimin e këtij raporti.

Sipas prokurores arsyeja e mos administrimit të këtij raporti është mungesa e relevancës së drejtëpërdrejtë me natën kritike.

“Mungesa e relavancës së drejtëpërdrejtë me natën kritike, gjatë hetimeve tona masive për dy vite e gjysëm, përfshinë procedimin e 86 personave ekazaminimin e 40 vidoe-incizimeve të analizuara, dhjetëra lokacione të kontrolluara, e qindra veprime procedurale, nder to ka urdhëruar kontrollën e vendit në bjeshkë ku i pandehuri Kushtrim Mehmetaj shihet duke shtënë.”- tha prokurorja.

Sipas prokurores, vendi në bjeshkë ku shihet i pandehuri Kushtrim Mehmeti është i njohur për banorë e Deçanit dhe bëhet fjalë për një poligon publik, ku është shtënë ndër vite. Për këtë arsye, prokurorja tha se gjetja e gëzhojave të rastësishme në atë lokacion është plotësisht e natyrshme.

“Ato gëzhoja nuk i përkasin domosdoshmërisht ku shihet Kreshniku duke gjuajtur, mund të jenë të çdo qytetari tjetër.”- tha prokurorja. Tutje, Prokurorja iu referua edhe arsyetimit të Gjykatës, se Prokuroria vetëm në fjalën përfundimtare kishte ngritur një pretendim të ri, sipas saj në këtë rast ka ndodhur një keqkuptim thelbësor nga ana e Gjykatës.

“Prokuroria nuk operon me supozime, por me konkluzione të bazuara në tërsinë e provave”- tha prokurorja Gashi. Në fazën e dhënies së mbrojtjes, tre të akuzuarit thanë se mbesin pranë deklarimeve të dhëna më herët.

Më tej shqyrtimi gjyqësor, kaloi në dhënien e fjalës përfundimtare, ku prokurorja Sahide Gashi deklaroi se qëndron pranë fjalës përfundimtare të dhënë me datë 25 qeshor 2026, dhe kërkoi nga Gjykata vendim meritor për të akuzuarit. Në fjalë përfundimtare u deklarua edhe Beqë Hamzaj, babai i njërit nga fëmijët e vrarë. “Që pesë vjet i shoh vrasësit që ma kanë vra djalin.

Komuna e Deçanit e din që këta ma kanë vra djalin. Këta janë dalë në krye me shkollim të Halilit.”-tha Hamzaj “Garantoj me jetë që fëmija janë vra për me u quajt akt terrorist.”-shtoi më tej Hamzaj.

Ndërsa, avokatja e të akuzuarit Kastriot Mehmetaj, avokatja Kosovare Kelemendi në fjalën përfundimtare tha se është fakt i pakontestueshëm që Prokuroria për herë të parë në fjalë përfundimtare, i është referuar një video-incizimi të të akuzuarit, Kreshnik Mehmetaj, duke gjuajtur më armë në bjeshkë.

Kelmendi tha se mbrojtja asnjëhre nuk ka pretenduar se Prokuroria ka fshehur prova, sepse po kjo të qëndronte nuk do të kishin hezituar që ta deklaronin. Ndërsa mbrojtësit e dy të akuzuarëve të tjerë thanë se mbesin pranë fjalës përfundimtare të dhënë më herët.

Ndryshe, me të filluar seanca, Gjykata sipas detyrës zyrtare administroi disa prova materiale, ndër provat e administruara ishin raproti i ekspertizës, i datës , procesverbali i kontrollës në vendin e quajtur maja e Rusulise, vendi i quajtur ‘Gropa’ i datës , raporti i zbatimit të urdhër kontrollit të datës e të tjera.

Meqë palët në procedurë nuk deklaruan diçka më shumë, kryetari i trupit gjykues Leon Përlaska shpalli të përfunduar këtë çështje penale, dhe caktoi datën e shpalljes për ditë tjetër. Kujtojmë se në ditën kur pritej shpallja e aktgjykimit për këtë rast, trupi gjykues kishte marrë vendim për rihapjen e shqyrtimit gjyqësor.

Kjo pasi kryetari i trupit gjykues Leon Përlaska kishte thënë se gjykimi është rihapur për arsye se Prokuroria në fjalën përfundimtare i është referuar një video-incizimi të të akuzuarit, Kreshnik Mehmetaj, duke gjuajtur më armë në bjeshkë, por sipas gjyqtarit ky pretendim asnjëherë më parë nuk është përmendur.

Sipas Përlaskës, Prokuroria ka pretenduar në fjalën përfundimtare se arma që shihet në video, është arma me të cilën është përdorur nga dorasi për ta kryer vrasjen.

Tutje, gjyqtari Përlaska, kishte thënë policia gjatë hetimeve kishin kontrolluar pikërisht vendin ku Prokuroria e ka përmendur në fjalën përfundimtare ku shihet i akuzuari duke gjuajtur me armë, dhe nga AFK-ja janë ekzaminuar plot 13 gëzhoja dhe një plumb përmes ekspertizës balistike, por as kjo provë nuk është paraqitur asnjëherë për administrim gjatë gjykimit nga ana e Prokurorisë.

Me qëllim të sqarimit të këtyre rrethanve, Gjykata kishte marrë vendim për rihapjen e shqyrtimit gjyqësor. Cili është motivi i vrasjes sipas Prokurorisë? Kjo vrasje dyshohet se është bërë për qëllime hakmarrëse ndaj shoferit G.Gj., duke e lidhur këtë vrasje me “vetëvrasjen e H.M., në vitin 2020”, e cila ishte bija e të akuzuarit Halil Mehmetaj.

Sipas Prokurorisë, për këtë vetëvrasje që kishte ndodhur në familjen Mehmetaj, këta të fundit e kishin fajësuar shoferin G.Gj., i cili u vra në sulmin ndaj autobusit. Edhe gruaja e shoferit të ndjerë kishte dhënë dëshminë e saj, por seanca ishte mbyllur për publikun për shkak të ndjeshmërisë së dëshmisë së saj.

Për këtë rast janë dëgjuar dëshmitaret Pranvera Halilaj dhe Rozeta Pjetraj, që sipas Prokurorisë vërtetojnë motivin e hakmarrjes të kësaj vrasjeje. Por, për shkak që këta dëshmitarë kanë rrëfyer detaje nga jeta personale e tani të ndjerës H.M., vajzës së të akuzuarit Halil Mehmetaj, e nga jeta personale e vetë të akuzuarve, publiku ishte përjashtuar.

I akuzuari Halil Mehmetaj, sipas Prokurorisë, është betuar për hakmarrje tek varri i vajzës së tij kur e ka varrosur, duke vënë orën e dorës së tij në arkivolin e vajzës. Sipas dosjes, Kreshnik e Kastriot Mehmetaj kishin planifikuar vrasjen dhe kishin ndarë detyrat, për mënyrën dhe kohën e kryerjes së vrasjes, kurse babai tyre i kishte shtyrë në këto veprime.

Asnjëri nga të akuzuarit nuk e ka pranuar fajësinë për këtë. Në këtë gjykim janë dëgjuar edhe rrëfimet e prindërve të nxënësve të vrarë në natën kritike. Beqë Hamzaj dhe Florim Mustafaj kanë dhënë rrëfimet e tyre për ngjarjen në të cilën u vranë fëmijët e tyre 17-vjeçarë.

Lidhur me hakmarrjen në fjalë, për të cilën Prokuroria po dyshon si është motivi i vrasjes, Beqë Hamzaj kishte thënë se vrasja e fëmijëve ishte bërë për ta mbuluar hakmarrjen.

Mbrojtja e të akuzuarve këtë motiv e kishte cilësuar si hetim të gabuar e veprime të ngutshme, duke u bazuar sipas tyre në spekulime dhe thashetheme të fshatit, të cilat e kanë orientuar gabimisht Prokurorinë në ndriçimin e rastit.

Aktakuza e ngritur nga Prokuroria e Pejës ishte bërë publike përmes një konference nga ky institucion, ku ishin shpalosur detaje mbi veprimet hetimore të ndërmarra. Ngjarja e ndodhur në Gllogjan ishte konsideruar tronditëse edhe për opinionin publik. Arrestimi i të akuzuarve kishte ndodhur vetëm disa ditë pas ngjarjes së rëndë.

Mbi Kreshnik dhe Kastriot Mehmetajn rëndojnë akuzat për vrasje të rëndë në bashkëkryerje, ndërsa Halil Mehmetaj akuzohet për shtytje në vrasje të rëndë. Mbi ta rëndon edhe akuza e armëmbajtjes pa leje.

Për më shumë se 15 ditë që kur kishte ndodhur ngjarja që kishte terrorizuar banorët e asaj pjese, asnjë person nuk kishte qenë i arrestuar, e lidhur me këtë rast kishte pasur reagime insitucionale. Në lidhje me këtë rast kishte pasur reagime të shumta të akterëve insitucional.

Më Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla u kishte bërë thirrje qytetarëve që kanë ndonjë informacion lidhur me vrasjen e trefishtë në Gllogjanë të bashkëpunojnë me institucionet relevante. Ndërsa, vrasësve ju kishte dhënë ultimatum që të dorëzoheshin.

“Unë bëj ultimatum vrasësit që të dorëzohet sa ma parë që dorëzohet aq më mirë për rrethin e tij dhe qytetarët e Kosovë. E dim që ai që ndihmon vrasësin implikohet në vepër të rëndë kriminale nuk është vetëm për solidaritet. Kështu që sa më parë dorëzohet aq më mirë, për rrethin e tij dhe për Kosovën”- kishte thënë thënë Sveçla në vitin 2021.

Reagim për këtë rast kishte pasur edhe nga kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti . Tek më Prokuroria e Pejës kishte mbajtur konferencë të jashtëzakonshme ku kishe treguar se tre persona janë arrestuar në lidhje me vrasjen e trefisht e për të cilët kishin kërkuar masën e paraburgimit.

Gjyqtari i procedurës paraprake, Sami Sharraxhiu, më ja kishte miratuar kërkesën e Prokurorisë për masën e paraburgimit, ku H.M., K.M., dhe M.M, do dërgoheshin për 30 ditë në paraburgim.

“Të pandehuve H.M., K.M. dhe M.M. iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë (30) ditësh pasi që gjykata vlerësoi se ekziston dyshimi se të njëjtit i kanë kryer veprat penale për të cilat dyshohen” – thuhej në njoftimin e Gjykatës. Raportimet për këtë rast mund t’i gjeni KËTU

Burimi: Kallxo