PDK kërkon nga Dehari vazhdimin e seancës konstituive: Pavarësisht

0%

Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar vazhdimin e seancës konstituive të legjislaturës së 11-të përmes një letrë dërguar kryesuesit të kësaj seance, deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari. Në letrën dërguar Deharit, Vlora Çitaku, Sekretare e Përgjithshme e PDK-së dhe deputete e zgjedhur, kërkon që seanca të vazhdojë më me fillim nga ora .

“Moskonstituimi i Kuvendit brenda afatit të përcaktuar tashmë ka krijuar një situatë të rëndë të shkeljes së Kushtetutës dhe të mosrespektimit të aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese. Mosrespektimi i afateve dhe procedurave të përcaktuara me Rregulloren e Kuvendit vetëm sa e thellon më tej këtë situatë.”- shkruan në këtë letër.

Duke thirrur vazhdimin e seancës, Çitaku i thotë Deharit se parandalon shkelje të radhës dhe mundëson vazhdimin e procesit të konstituimit. “Duhet të keni parasysh se, sipas jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese, pavarësisht tejkalimit të afatit kushtetues, Kuvendi duhet të konstituohet. Shkelja e afatit nuk e shuan detyrimin për konstituimin e tij.”- shkruan në letrën e Çitakut.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sekretarja e PDK-së i ka thënë Deharit se nuk është në kompetencën e tij që mbi vlerësime apo konsiderata politike të vendos nëse dhe kur të vazhdojë seanca konstituive. Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ka filluar më dhe ka vazhduar edhe më për të mosvazhduar më. Dehari ka arsyetuar mosthirrjen e vazhdimit të seancës duke thënë se duhet marrëveshje politike mes partive.

Kriza rreth konstituimit të Kuvendit ka vazhduar edhe pas tejkalimit të afatit 30-ditor të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese. Në aktgjykimin e , Gjykata kishte përcaktuar se procedura e konstituimit duhet të përfundojë brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve zgjedhore dhe se Kuvendi nuk konsiderohet i konstituuar pa zgjedhjen e organeve të tij drejtuese.

Ndërkohë, është tejkaluar edhe afati 48-orësh i përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit si maksimumi i lejuar i ndërprerjes së seancës. Pavarësisht kësaj, seanca konstituive ende nuk ka përfunduar dhe përplasjet politike vazhdojnë të pengojnë formimin e institucioneve të reja.

Më Albin Kurti i LVV-së dhe Lumir Abdixhiku i LDK-së kanë mbajtur takim për të gjetur një emër konsensual për president të vendit. Pas takimit kanë deklaruar se në takimin e radhës do të flasin në tavolinë me emra konkretë.

Burimi: Kallxo