Kika e Hogoshtit, skuadër që garon në Ligën e Parë të Kosovës, do të ketë mungesën e futbollistit Zeki Ademi. Futbollisti është lënduar në përballjen me Ramiz Sadikun e Prishtinës. “Me keqardhje ju njoftojmë se futbollisti ynë, Zeki Ademi, gjatë ndeshjes së parë kampionale kundër ekipit Ramiz Sadiku, pësoi një lëndim të rëndë gjatë një dueli sportiv.
Pas ekzaminimeve mjekësore është konstatuar këputje e ligamentit ACL, si pasojë e së cilës Zeki do të jetë i detyruar të qëndrojë jashtë fushave të blerta për një periudhë të caktuar. I urojmë Zekit shërim sa më të shpejtë dhe rikthim sa më të fo rtë në fushë!:, thuhet në njoftimin e Kikës,.
