Humbja e parakohshme e 15-vjeçarit Alvi Muhaxhiri nga Durrësi, ka lënë pas një dhimbje të papërshkrueshme për miq, familjarë e të gjithë njerëzit e tij të afërm. Pak orë para se t’i japin lamtumirën e fundit 15-vjeçarit, ka reaguar zemërthyer gjimnazi ku Alvi ndiqte studimet.
Përmes një dedikimi prekës të ndarë në rrjet, gjimnazi “Leonik Tomeo” shkruan se ikja e parakohshme e Alvit ka lanë pas një boshllëk të madhe në bankat e shkollës dhe zemrat e të gjithë mësuesve dhe shokëve të tij. Ndërsa shtojnë se buzëqeshja e Alvit do të mbeten përgjithmonë të gjalla në shkollën në fjalë.
“Me hidhërim të thellë e zemër të thyer mësuam lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të nxënësit tonë të dashur Alvi Muhaxhiri . Ikja e tij kaq e shpejtë la një boshllëk të madh në bankat e shkollës sonë dhe në zemrat e të gjithë mësuesve e shokëve të tij. Në këto momente të vështira, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve.
Zoti ju dhëntë forcë për të përballuar këtë dhimbje të papërshkrueshme. Kujtimi dhe buzëqeshja e tij do të mbeten përherë të gjalla në shkollën tonë. U prehtë në paqe shpirti yt Alvi!” shkruhet në reagimin e bërë nga gjimnazi “Leonik Tomeo”.
Siç raportuam dhe pak më parë, sot në orën i jepet lamtumira e fundit 15-vjeçarit që humbi jetën si pasojë e aksidentit tragjik të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Manzë të Durrësit, nga ku humbën jetën dhe çifti i ri i sapomartuar, Kleo Vrioni dhe Sara Brugentelli.
Ndërsa janë në luftë me jetën te spitali i Traumës në Tiranë, dy të rinjtë 26 vjeçari Rejsi Vrioni dhe 16-vjeçari Klevis Dervishi.
