Arsenal arrin marrëveshjen me Ezri Konsas nga Aston Villa

0%

Arsenali ka arritur marrëveshje për transferimin e Ezri Konsas nga Aston Villa. Mbrojtësi anglez pritet të transferohet në Londër për një shumë fillestare prej 50 milionë paundësh, plus bonuse. Sipas raportimeve, Arsenali ka arritur gjithashtu marrëveshje për kushtet personale me Konsan, i cili ka bërë të qartë dëshirën e tij për t’iu bashkuar skuadrës së Mikel Artetës.

Konsa është parë si objektivi kryesor i Arsenalit për të përforcuar krahun e djathtë të mbrojtjes. 28-vjeçari mund të luajë si qendërmbrojtës dhe mbrojtës i djathtë, duke i dhënë Artetës një tjetër opsion të rëndësishëm taktik. Arsenali kishte tentuar ta transferonte Konsan edhe në korrik, por atëherë Aston Villa e kishte refuzuar ofertën.

Villa e vlerësonte mbrojtësin rreth 60 milionë paund, ndërsa negociatat e fundit kanë bërë që dy klubet të afrohen ndjeshëm në vlerësime. Transferimi vjen në një moment kur William Saliba dhe Jurrien Timber kanë probleme fizike, duke e bërë përforcimin e mbrojtjes një prioritet për Arsenalin. Konsa është pjesë e Aston Villas që nga viti 2019, kur u transferua nga Brentford.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai ka zhvilluar 286 paraqitje me klubin dhe ka qenë një nga lojtarët kryesorë në ngritjen e Villas në elitën e futbollit anglez. Në sezonin e fundit, ai luajti 48 ndeshje, ndërsa ndihmoi Aston Villan të përfundonte në vendin e katërt në Premier League dhe të siguronte pjesëmarrjen në Champions League.

Ai gjithashtu ishte titullar në finalen e Europa League, ku Villa triumfoi 3-0 ndaj Freiburgut. Tashmë, gjithçka është pranë finalizimit dhe Ezri Konsa pritet të jetë përforcimi i ri i Arsenalit në mbrojtje.

Burimi: Bota Sot