Presidenti i Bayern-it të Mynihut, Uli Hoeness, komentoi sot për “RTL” situatën e krijuar pas problemeve fizike të Jamal Musiala. Fantazisti bavarez në miqësoren kundër Leipzig dhe atë kundër Heidenheim humbi ndjenjat.
Gjermani shpjegoi në rrjetet e tij sociale se mjekët i kanë diagnostikuar çrregullimeve neurologjike, të cilat janë të përkohshme, afatshkurtra dhe lehtësisht të trajtueshme. “Isha pa fjalë, kjo dukuri ndodh mjaft rrallë, por fakti që Jamali-t iu përsërit katër ditë më vonë më la pa fjalë. Shkoj në shtrat me këtë mendim natën dhe zgjohem në mëngjes duke menduar për të.
Ne jemi pas tij, e mbështesim pa kushte”, tha numri një i klubit më të titulluar në Gjermani.
