Dardanet U18 të gatshme për “Taranto 2026”

0%

Kombëtarja e Kosovës U18 për vajza ka përmbyllur sot kampin stërvitor në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali. Pas përfundimit të përgatitjeve, “Dardanet” do të udhëtojnë drejt Italisë, ku do ta përfaqësojnë Kosovën në disiplinën e futbollit në kuadër të Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”.

Nën udhëheqjen e Albina Rrahmanit, vajzat e Kosovës janë gati për përvojën e tyre të re ndërkombëtare. “Dardanet” do të ballafaqohen me Portugalinë, Italinë, Marokun dhe Slloveninë.

Burimi: Bota Sot