Teniseri pezullohet pas testit pozitiv për kokainë

0%

Teniseri australian është pezulluar përkohësisht pasi ka rezultuar pozitiv në testin antidoping për kokainë. Kyrgios ka dhënë mostrën gjatë turneut Mallorca Open më 22 qershor, e cila më vonë rezultoi se përmbante benzoylecgonine, një metabolit i kokainës.

Agjencia Ndërkombëtare për Integritetin në Tenis (ITIA) e ka pezulluar përkohësisht që nga 4 gushti. 31-vjeçari ka të drejtë të apelojë vendimin, por deri tani nuk e ka bërë këtë. Gjatë periudhës së pezullimit, ai nuk mund të marrë pjesë, të stërvisë apo të jetë i pranishëm në Grand Slamet dhe turnetë e tjera të sanksionuara nga organizatat e tenisit.

Kyrgios ka pranuar përgjegjësinë për rastin, duke e cilësuar atë si një “gabim të madh”. Ai ka kërkuar falje ndaj familjes, tifozëve, sponsorëve dhe veçanërisht fëmijëve që e ndjekin. Në varësi të rrethanave të rastit, australiani mund të përballet me një pezullim deri në katër vjet.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Megjithatë, nëse vërtetohet se substanca është përdorur jashtë periudhës së garimit, sanksioni maksimal mund të jetë tre muaj. Kyrgios ka kaluar vite të vështira për shkak të dëmtimeve në gju dhe kyçin e dorës. Në vitin 2026 ai ka zhvilluar vetëm katër ndeshje në teke, me një fitore dhe tri humbje.

Tenisti australian, ish-numri 13 në botë, ka fituar shtatë tituj ATP në karrierë dhe ka arritur finalen e Wimbledonit në vitin 2022, ku u mposht nga Novak Djokovic. Po atë vit, së bashku me Thanasi Kokkinakis, triumfoi në Australian Open në konkurrencën e çifteve. Tashmë, e ardhmja e Kyrgios në tenis varet nga procedura disiplinore që do të përcaktojë sanksionin përfundimtar

Burimi: Bota Sot