Niklas Sule rikthehet në futbollin gjerman, por në kategorinë e nëntë

0%

Ish-mbrojtësi i Bayern Munich dhe Borussia Dortmund, Niklas Süle, ka bërë një rikthim të befasishëm në futboll, vetëm pak muaj pasi i dha fund karrierës profesionale. 30-vjeçari, i cili gjatë karrierës së tij fitoi 14 trofe të rëndësishëm, përfshirë Ligën e Kampionëve me Bayern Munich në vitin 2020, tashmë është shfaqur në fanellën e SV Tiefenbach, skuadër që garon në kategorinë e nëntë të futbollit gjerman.

Süle u detyrua të tërhiqej në fund të sezonit 2025/26 për shkak të problemeve të vazhdueshme me gjurin. Gjermani kishte pësuar dy herë këputje të ligamentit të kryqëzuar dhe frika për një dëmtim të tretë ishte vendimtare në marrjen e këtij vendimi. Megjithatë, dashuria për futbollin e riktheu shpejt në fushë.

Në debutimin e tij me Tiefenbach, Süle luajti në një rol më ofensiv, madje duke shënuar edhe me kokë. Pamjet e ish-mbrojtësit të kombëtares gjermane në kategorinë e nëntë kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale. Ai u pa duke fotografuar dhe firmosur autografe për tifozët, të cilët ishin të entuziazmuar nga prania e një emri kaq të madh në futbollin amator.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Trajneri Jason Walzel ka treguar se Süle po e shijon futbollin në një mënyrë krejt tjetër, ndërsa futbollisti duket se ka gjetur një mënyrë për të qëndruar pranë sportit pa presionin e futbollit profesionist.

Süle e kishte përshkruar emocionalisht momentin kur vendosi të tërhiqej, duke treguar se pas frikës për një tjetër këputje të ligamentit në ndeshjen ndaj Hoffenheimit kishte qarë për rreth 10 minuta. Edhe pse ekzaminimet treguan se dëmtimi nuk ishte aq i rëndë, ai e kuptoi se nuk dëshironte të rrezikonte më shëndetin e tij.

Nga fitimi i Ligës së Kampionëve me Bayern Munich, te futbolli i kategorisë së nëntë – Niklas Süle tashmë po e shijon lojën thjesht për dashurinë ndaj futbollit.

Burimi: Bota Sot