Curtis Jones largohet nga Liverpool, Interi arrin marrëveshjen për 35

0%

Interi ka arritur marrëveshje me Liverpoolin për transferimin e mesfushorit anglez Curtis Jones. Sipas Fabrizio Romanos, marrëveshja verbale mes dy klubeve është arritur për një paketë prej 35 milionë eurosh. Jones ishte prej kohësh objektivi kryesor i Interit dhe raportohet se vetë lojtari dëshironte vetëm transferimin në Milano.

Liverpooli kishte ulur kërkesën e tij në rreth 35 milionë euro, duke i hapur rrugë marrëveshjes me klubin italian. Tani pritet që të përfundojnë procedurat administrative dhe dokumentet e transferimit. Pas kësaj, Jones do të udhëtojë drejt Italisë për kontrollet mjekësore dhe nënshkrimin e kontratës.

Transferimi do të shënojë një kapitull të ri për 25-vjeçarin, i cili është rritur te Liverpooli dhe ka qenë pjesë e ekipit të parë për disa sezone. Tashmë, ai pritet të nisë aventurën e tij në Serie A me fanellën zikaltër. Interi e ka konsideruar Jones si një nga objektivat kryesorë të merkatos dhe duket se më në fund ka arritur ta bindë Liverpoolin për shitjen e tij.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot