Në muajin qershor 2026, indeksi i qarkullimit në tregtinë me pakicë ka rënë për 6,19% krahasuar me qershorin e vitit 2025. Kjo e dhënë është bërë publike nga Agjencia e Statistikave e Kosovës (ASK).
“Në muajin qershor 2026, indeksi i qarkullimit te tregtia me pakicë përveç tregtisë së automjeteve dhe motoçikletave kishte rënie për (-6,19 %), krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (Qershor 2025).”- thuhet në komunikatë.
Sipas aktivitetit ekonomik, ASK thotë se rritje kishte te “tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara për 21,42 %; tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje dhe Tregtia me Pakicë jo në dyqane (përmes postës ose internetit) me 14,91 %; tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara me 4,89 %; dhe te tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara me 4,43 %”.
Kurse, rënie kishte te: tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara me – 20,33%, si dhe te tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara me -3,16%. Burimi: Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) Indeksi i numrit të të punësuarve Indeksi i të punësuarve në tregtinë me pakicë ra për 6,79% krahasuar me qershorin 2025.
“Në muajin qershor 2026, indeksi i numrit të të punësuarve te Tregtia me Pakicë (përveç tregtisë së automjeteve dhe motoçikletave) kishte rënie për (- 6,79 %), krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (Qershor 2025).”- thotë ASK.
Sipas aktivitetit ekonomik, kishte rritje te: tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara me 10,90 %; tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara me 6,72 %; tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara me 5,41 %; tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje dhe tregtia me pakicë jo në dyqane (përmes postës ose internetit) me 2,59 %; si dhe te tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara me 1,24 %.
Kurse, rënie kishte te tregtia me pakicë e karburantit për automjete në dyqane të specializuar me -24,45%; tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara me -20,19%, si dhe te tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit në dyqane të specializuara me -4,12 %.
Indeksi i fondit të pagave dhe mëditjeve Sipas ASK në muajin qershor 2026, indeksi i fondit të pagave dhe mëditjeve te Tregtia me Pakicë, përveç Tregtisë së Automjeteve dhe Motoçikletave kishte rritje për 3,52 %, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (Qershor 2025). Rritje pati në të gjitha aktivitetet ekonomike.
“Sipas aktivitetit ekonomik, kishte rritje te: Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara me 31,91 %; Tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara me 24,24 %; Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara me 17,10 %; Tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara me 14,52 %; Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje dhe Tregtia me Pakicë jo në dyqane (përmes postës ose internetit) me 10,19 %; Tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara me 3,54 %.”- bën të ditur ASK.
Ndërsa, rënie kishte te tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuara me -15,94% dhe te tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara me – 14,69 %. Komunikatën e Agjencisë së Statistikave të Kosovës për statistikat afatshkurtra të tregtisë me pakicë, përveç tregtisë së automjeteve dhe motoçikletave, për muajin qershor 2026”, mund ta gjeni KËTU .
