PDK këmbëngul për vazhdimin e seancës konstituive, i shkuran sërish

0%

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) i është drejtuar sërish me kërkesë kryesuesit të seancës konstituive të Kuvendit, Avni Deharit, për caktimin e vazhdimit të seancës. Në letrën e datës , të nënshkruar nga deputetja dhe Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, kërkohet që seanca konstituive të vazhdojë më 20 gusht, në orën .

PDK kërkon që në këtë seancë të zhvillohet edhe ushtrimi i mandatit kushtetues të deputetëve të zgjedhur të Republikës së Kosovës. Në letrën drejtuar Deharit, Çitaku thekson se moskonstituimi i Kuvendit ka krijuar, sipas saj, një situatë të rëndë të shkeljes së Kushtetutës dhe të aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese.

“Mosrespektimi i afateve dhe procedurave të përcaktuara me Rregulloren e Kuvendit vetëm sa e thellon më tej këtë situatë”, thuhet në kërkesën e PDK-së. Çitaku i rikujton Deharit se, sipas saj, roli i kryesuesit të seancës konstituive është i përcaktuar dhe i kufizuar nga Kushtetuta, aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese dhe Rregullorja e Kuvendit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Përgjegjësia juaj është të mundësoni zhvillimin e seancës dhe të konstituimit të Kuvendit. Nuk është në kompetencën tuaj që, mbi bazën e vlerësimeve apo konsideratave politike, të vendosni nëse dhe kur duhet të vazhdojë procesi i konstituimit të Kuvendit”, thuhet në letër.

PDK shprehet se vlerësimet dhe negociatat politike mund t’u takojnë forcave politike, por ato, sipas saj, duhet të zhvillohen brenda kornizës kushtetuese të Republikës së Kosovës. “Për këtë arsye, ju kërkojmë që, pa vonesa të mëtejshme, ju thirri vazhdimin e seancës konstituive më , në ora ”, thuhet në fund të kërkesës së PDK-së.

Kjo është një tjetër kërkesë e PDK-së drejtuar kryesuesit të seancës për vazhdimin e procesit të konstituimit të Kuvendit.

Burimi: Telegrafi