Mbretëresha Camilla: E kisha të vështirë të heshtja për sëmundjen e

0%

Mbretëresha Camilla tregoi se e kishte të vështirë të heshtte për diagnozën e kancerit të bashkëshortit të saj, mbretit Charles III. Ajo e kishte mësuar për diagnozën disa ditë para se ajo të bëhej publike më . Gjatë një vizite në një qendër të organizatës Maggie’s, Camilla tha se kishte dashur të fliste për gjendjen e Charles, por e kuptoi se nuk ishte momenti i duhur.

Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla Theksoi se heshtja ishte veçanërisht e vështirë për të. Pas publikimit të diagnozës, Charles zgjodhi të fliste hapur për sëmundjen, duke thyer traditën e familjes mbretërore për të mbajtur çështjet shëndetësore private.

Sipas organizatës Maggie’s, deklarata e tij ndikoi që më shumë burra të kërkonin kontrolle mjekësore, derisa numri i meshkujve që vizituan qendrat e saj u rrit me 12 për qind. Camilla, e cila është presidente e Maggie’s që nga viti 2008, tha se përvoja me sëmundjen e Charles e bëri të kuptonte edhe më shumë rëndësinë e mbështetjes psikologjike dhe praktike për pacientët me kancer.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Gjithashtu vlerësoi qëndrimin e Charles ndaj sëmundjes, duke thënë se vendosi të mos lejonte që diagnoza ta ndalonte dhe zgjodhi të përballej me të me vendosmëri.

Burimi: Telegrafi