Zbulohen detaje nga aksioni i djeshëm për fajde në Prizren – këta

0%

Policia e Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Prizren kanë dhënë detaje të reja lidhur me aksionin e zhvilluar një ditë më parë, ku u arrestuan tre persona të dyshuar për veprën penale “Fajde”.

Operacioni është realizuar më 18 gusht nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda dhe Prokurorinë Themelore në Prizren. Të arrestuarit janë B.S., F.S. dhe A.D.

Sipas Policisë, B.S., përveç dyshimit për “Fajde”, dyshohet edhe për veprat penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Aksident trafiku me lëndime”. Kjo pasi, sipas njoftimit, gjatë tentimit për t’iu shmangur arrestimit, B.S. dyshohet se me veturë ka goditur dhe lënduar një zyrtar policor dhe një qytetare.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Tre të arrestuar për fajde në Prizren, njëri prej tyre goditi me veturë një 17-vjeçare dhe një polic gjatë arratisjes Autoritetet kanë bërë të ditur se të dyshuarit, në vazhdimësi, dyshohet se kanë ushtruar presion ndaj viktimës me qëllim të përfitimit të interesit nga veprimtaria e fajdesë.

Sipas Policisë dhe Prokurorisë, viktima dyshohet se është detyruar të veprojë në dëm të pasurisë së tij, ndërsa si pasojë e veprimeve të dyshuara të kundërligjshme i janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Gjatë operacionit janë kontrolluar tri lokacione në komunën e Prizrenit, ku janë sekuestruar dëshmi të ndryshme materiale që pritet të përdoren në procedurën penale.

Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit, tre të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh. Hetimet për rastin janë duke vazhduar.

Burimi: Telegrafi