Pas vdekjes së Qëndrim Xhemajlit, i cili së bashku me Rinor Zejnullahun humbi jetën në një vetaksident të rëndë në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, ka reaguar bashkëshortja e tij me një dedikim prekës. Bashkëshortja e Qëndrimit ka shprehur dhimbjen e saj për humbjen e papritur të tij, duke e kujtuar si një person të hareshëm, të qeshur dhe zemërmirë.
E trishtë: Këta janë dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në aksidentin në Smrekonicë “Allahu deshti të të marrë afër vetes më shpejt se sa menduam ne. Jeta jem, ki mu mbajt mend si person i hareshëm, i qeshur dhe zemër dashur”, ka shkruar ajo. Ajo ka thënë se Qëndrimi do të mbetet përgjithmonë kujtimi më i bukur i jetës së saj. “Do mbetesh gjithmonë kujtimi më i bukur i jetës.
InshaAllah Allahu të ka shpërbly me Xhennet”, ka shkruar bashkëshortja e tij, duke e shoqëruar mesazhin me një emoji të zemrës së thyer. Aksidenti tragjik ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, në fshatin Smrekonicë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
