“Allahu deshi të të marrë afër”, dedikim prekës nga gruaja e njërit

0%

Dy të rinj, Qëndrim Xhemajli dhe Rinor Zejnullahu, kanë humbur jetën në një vetaksident të rëndë të mërkurën në orët e para të mëngjesit, në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, në fshatin Smrekonicë. Pas tragjedisë, gruaja e Qëndrim Xhemajlit ka reaguar me një dedikim prekës për bashkëshortin e saj, duke shprehur dhimbjen për humbjen e tij të papritur.

“Allahu deshti të të marrë afër vetes më shpejt se sa menduam ne. Jeta jem, ki mu mbajt mend si person i hareshëm, i qeshur dhe zemër dashur”, ka shkruar ajo. Ajo ka thënë se Qëndrimi do të mbetet përgjithmonë kujtimi më i bukur i jetës së saj. “Do mbetesh gjithmonë kujtimi më i bukur i jetës.

InshaAllah Allahu të ka shpërbly me Xhennet”, ka shkruar ajo, duke e mbyllur mesazhin me datën e sotme dhe emoji të zemrës së thyer. Humbja e dy të rinjve ka tronditur familjet dhe të afërmit e tyre, ndërsa rrethanat e aksidentit në Smrekonicë po hetohen nga autoritetet

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot