Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin dhe gjetjen e një gruaje nga Gjakova, e cila është raportuar e zhdukur. Bëhet fjalë për Makfirete Kamer Avdylaj , e lindur më dhe me vendbanim në lagjen “Brekoc” në Gjakovë.
Policia u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që kanë çfarëdo informacioni për vendndodhjen e saj apo të dhëna që mund të ndihmojnë në gjetjen e saj, që ta njoftojnë menjëherë autoritetet. Informacionet mund të raportohen në numrat pa pagesë 192 dhe 0800 19999 , përmes e-mailit [email protected] , si dhe përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
