​Vendoset gurthemeli i kompleksit të ri “Linda 25” në Fushë Kosovë

0%

Në Fushë Kosovë është vendosur gurthemeli i projektit të ri banesor “Linda 25”, duke shënuar fillimin zyrtar të ndërtimit. Artan Ramaj, Menaxher i Burimeve Njerëzore dhe Marketingut në Al Trade, tha se ky projekt është dëshmi e përkushtimit të kompanisë për të sjellë ndërtime moderne dhe cilësore, me hapësira të përshtatshme për familjet dhe investitorët.

Ramaj theksoi se për 27 vite të veprimtarisë, Al Trade ka ndërtuar projekte mbi bazën e punës, seriozitetit dhe besimit të ndërsjellë. Ramaj: Ky projekt është një tjetër dëshmi e përkushtimit tonë për të sjellë ndërtime moderne “Ky projekt është një tjetër dëshmi e përkushtimit tonë për të sjellë ndërtime moderne, cilësore dhe hapësira të përshtatshme për familjet dhe investitorët.

Përgjatë 27 viteve të Al Trade, kemi dëshmuar se me punë, seriozitet dhe besim të ndërsjellë mund të ndërtohen projekte që i qëndrojnë kohë s”, u shpreh Ramaj. “Linda 25” është cilësuar si vazhdim i kësaj historie dhe një hap i ri drejt së ardhmes. Ramaj ka falënderuar partnerët, bashkëpunëtorët dhe klientët për besimin e dhënë ndër vite.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot