Paraqiti pasaportë belge që dyshohet se nuk ishte e tij në Aeroportin

0%

Një person dyshohet se ka prezantuar në kontrollë pasaportën e lëshuar nga shteti i Belgjikës e cila dyshohej se nuk i përkiste personit që e ka prezantuar. Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më , rreth orës në Aeroportin e Prishtinës.

Tutje në raport thuhet se i dyshuari gjatë intervistimit e ka pranuar se pasaporta nuk është e tij dhe i njëjti është shtetas iranian dhe nuk posedon asnjë dokument me vete. “Raportohet se një i dyshuar mashkull ka prezantuar në kontrollë pasaportën e lëshuar nga shteti i Belgjikës e cila dyshohej se nuk i përkiste personit që e ka prezantuar.

I dyshuari gjatë intervistimit e ka pranuar se pasaporta nuk është e tij dhe i njëjti është shtetas iranian dhe nuk posedon asnjë dokument me vete. I dyshuari gjatë intervistimit ka deklaruar se ndihet i rrezikuar në shtetin e tij dhe pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në zyrën e migracionit për vazhdimin e procedurës së azilit”, thuhet në raport.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndërkaq, rasti është cilësuar si “Keqpërdorim i dokumentit”, ndërsa procedurat e mëtejshme do të zhvillohen nga institucionet kompetente.

Burimi: Telegrafi