Komuna e Prishtinës hap thirrjen për përkrahjen e fermerëve me sera

0%

Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Rural në Komunën e Prishtinës ka hapur thirrjen publike për përkrahjen e fermerëve në sektorin e perimtarisë përmes ndërtimit të serrave smart me sipërfaqe prej 500 metrash katrorë. Sipas njoftimit, përkrahja parashihet për dy lloje të serrave: “Tunel” dhe “Bllok”, të dyja me sipërfaqe prej 500 metrash katrorë.

Për të aplikuar, fermerët duhet ta kenë pronën në territorin e Komunës së Prishtinës dhe të jenë banorë rezidentë të saj. Në rastet kur toka merret me qira, aplikuesit duhet të kenë marrëveshje të noterizuar ndërmjet palëve, me kohëzgjatje prej së paku pesë vjetësh.

Një nga kriteret e përgjithshme është që fermerët aplikues të kenë së paku 0.20 hektarë tokë të pandarë të mbjellë me perime, përfshirë specin, domaten, sallatën e gjelbër, trangullin ose karrotën.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Për serrat e tipit “Tunel”, parcela duhet të jetë së paku 66.50 metra e gjatë dhe 12 metra e gjerë, ndërsa për serrat e tipit “Bllok” kërkohet parcelë me gjatësi minimale prej 35 metrash dhe gjerësi prej 20 metrash. Komuna ka përcaktuar edhe kriteret specifike të përzgjedhjes.

Përparësi do të kenë fermerët që kanë sipërfaqe më të madhe të mbjellë me perime, ndërsa në kushte të barabarta përparësi do t’u jepet fermerëve dhe anëtarëve të familjeve që nuk kanë përfituar më parë sera nga komuna apo donatorët në bashkëpunim me komunën.

Në kriteret e përzgjedhjes përfshihen edhe njohuritë në fushën përkatëse, përgatitja profesionale bujqësore, trajnimet, gratë fermere dhe grupet e margjinalizuara, si dhe infrastruktura përcjellëse, përfshirë ujin, sistemin e ujitjes dhe energjinë elektrike.

Sipas thirrjes, aplikuesit duhet të dorëzojnë dokumentin identifikues, Numrin Identifikues të Fermerit (NIF), certifikatën e pronësisë jo më të vjetër se gjashtë muaj, kopjen e planit të parcelës, marrëveshjen e noterizuar për tokën me qira, nëse aplikohet në tokë të marrë me qira, si dhe deklaratën nën betim.

Aplikimi ka nisur më 19 gusht dhe do të jetë i hapur deri më , ndërsa aplikimet bëhen në objektin e Bashkësisë Lokale në Besi. Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Rural ka bërë të ditur se aplikimet e dorëzuara pas afatit nuk do të merren parasysh.

Në njoftim gjithashtu theksohet se, nëse komisioni vlerëson se nevojiten dokumente shtesë për përzgjedhjen e përfituesit, fermerët janë të obliguar t’i dorëzojnë ato brenda afatit të përcaktuar. / Telegrafi

Burimi: Telegrafi