Shtetasi iranian kërkon azil në Kosovë

0%

Një shtetas iranian ka kërkuar azil në Kosovë, pasi është ndaluar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, gjatë kontrollit më 18 gusht, i dyshuari kishte paraqitur një pasaportë të lëshuar nga Belgjika.

Gjatë intervistimit, ai e kishte pranuar se dokumenti nuk ishte i tij dhe kishte deklaruar se ishte shtetas iranian, pa dokumente personale me vete. Ai u kishte thënë autoriteteve se ndihej i kërcënuar në Iran. Drejtori i Qendrës për Azil, Fitim Zariqi, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se shtetasi iranian e ka dorëzuar kërkesën për azil.

“Ka parashtruar kërkesë për azil edhe shqyrtohet kërkesa prej Ministrisë së Punëve të Brendshm e”, tha Zariqi. Sipas tij, shqyrtimi i kërkesës mund të zgjasë deri në gjashtë muaj, me mundësi vazhdimi edhe për tre muaj të tjerë. “Po zakonisht nuk zgjat më shumë se mesatarisht dy muaj e gjysmë, apo tre ”, tha ai.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Për momentin, nuk dihet se nga cili vend kishte udhëtuar shtetasi iranian drejt Kosovës. Radio Evropa e Lirë është në pritje të përgjigjeve nga Policia e Kosovës për rrethanat e udhëtimit, statusin e rastit dhe nëse ai po ndiqet penalisht.

Burimi: Bota Sot