Pesë objekte të ndërtuara pa leje në pronë publike, në afërsi të Liqenit të Radoniqit në Gjakovë, janë rrënuar sot nga Inspektorati Mjedisor. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli-Dalipi, përmes një postimi në Facebook.
“Pesë objekte të ndërtuara pa leje në pronë publike te Liqeni i Radoniqit janë rrënuar sot nga Inspektorati Mjedisor”, ka shkruar Pacolli-Dalipi. Pas Ujmanit edhe në Radoniq po rrënohen ndërtimet pa leje Ajo ka thënë se institucionet do të vazhdojnë me aksione të ngjashme për mbrojtjen e pronës publike dhe hapësirave natyrore.
“Do të vazhdojmë me aksione të tilla për të vendosur ligjshmëri në çdo cep të Kosovës, duke mbrojtur pronat ujore, burimet e ujit të pijshëm dhe natyrën e bukur të Kosovës”, ka deklaruar ajo. Pacolli-Dalipi ka theksuar rëndësinë e mbrojtjes së burimeve ujore, duke e cilësuar ujin si një pasuri që duhet të ruhet për qytetarët dhe gjeneratat e ardhshme.
“Uji është pasuri që duhet ta mbrojmë për qytetarët dhe gjeneratat e ardhshme”, ka shkruar ministrja në detyrë. / Telegrafi
