Futbollisti Lorent Talla ka arritur marrëveshjen me klubin Malisheva, nënkampion të Kosovës. Lajmi bëhet i ditur nga faqja zyrtare e FC Malishevës. “Kemi arritur marrëveshje me Rio Ave FC për huazimin e mesfushorit me tipare sulmuese Lorent Talla për sezonin 2026/27.
Talla, i cili më parë ka qenë pjesë edhe e Queens Park Rangers në Angli, do ta vazhdojë karrierën e tij te skuadra jonë”, ka njoftuar FC Malisheva.
Burimi:
Bota Sot
