Kroacia arreston të dyshuarin e dytë në rastin “Nord Stream”

0%

Një i dyshuar i dytë i akuzuar për pjesëmarrje në shpërthimet e tubacionit të gazit Nord Stream në vitin 2022 është arrestuar në Kroaci dhe do të ekstradohet në Gjermani, thanë prokurorët gjermanë të mërkurën.

Në deklaratën e saj, zyra e prokurorëve federalë e identifikoi shtetasin ukrainas vetëm si Vladimir Z., duke shtuar se ai u arrestua në qytetin bregdetar kroat të Pulës nga forcat lokale të policisë, të cilat vepruan në bazë të një urdhër-arresti evropian, raporton Reuters.

Prokurorët kishin ngritur akuza penale në korrik kundër një tjetër ukrainasi, ish-oficerit të ushtrisë Serhii K., për përfshirje në shpërthime, duke e akuzuar atë se kishte vepruar në emër të entiteteve shtetërore ukrainase.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në deklaratën e tyre të mërkurën, prokurorët thanë se zhytësi i trajnuar Vladimir Z. ishte pjesë e një grupi të udhëhequr nga Serhii K. që vendosi eksplozivë në tubacionet e gazit Nord Stream 1 dhe Nord Stream 2 pranë ishullit danez Bornholm.

Rusia dhe vendet perëndimore i kanë përshkruar shpërthimet e shtatorit 2022, të cilat pasuan pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës nga Moska në fillim të atij viti, si sabotim.

Burimi: Bota Sot